Paga mesatare në Maqedoni të Veriut është më e ulëta në rajon

Në vitet e fundit, pagat për herë të parë kanë pasur një tendencë më serioze të rritjes, por kjo është kryesisht rezultat i masave administrative – rritjes së pagës minimale dhe rritjeve në sektorin publik, si dhe daljes së fuqisë punëtore jashtë vendit.

Në mënyrë që pagat të rriten realisht, ekonomia duhet të rritet. Vitet e fundit, të ardhurat e punëtorëve janë rritur me një ritëm më të shpejtë se ekonomia. Kjo rezulton me një rënie të produktivitetit, është një logjikë e thjeshtë ekonomike – produktiviteti llogaritet sipas formulës së raportit ndërmjet Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe numrit të të punësuarve.

Përveç produktivitetit të ulët, shkalla e papunësisë është ende një faktor kufizues për rritjen e pagave.

Megjithatë, kjo po ndryshon ngadalë. Deri kohët e fundit, punëdhënësit thjesht i kursenin punëtorët sepse mendonin se mund të zëvendësoheshin lehtësisht. Kjo është gjithnjë e më pak e zakonshme, kompanitë e kanë kuptuar se është e vështirë të gjesh dhe të mbash një punëtor të mirë, veçanërisht një të kualifikuar. Një rënie e mëtejshme e papunësisë do të rezultojë gjithashtu në një rritje të pagës mesatare.

Në dhjetë vitet e fundit, paga mesatare në Maqedoni është rritur për rreth 94%.

Paga mesatare në gusht 2014 ishte 21.217 denarë, ndërsa sipas njoftimit të fundit të Entit Shtetëror për Statistikat, paga mesatare në gusht 2024 është 41.097 denarë (668 euro).

Përkundër rritjes së vazhdueshme, Maqedonia mbetet e ankoruar pothuajse në fund të Evropës sipas lartësisë së pagës mesatare.

Punëtorët në Serbi fitojnë më mirë se ne, mesatarisht 836 euro në muaj, në Bosnje dhe Hercegovinë marrin 710 euro, në Mal të Zi 861, në Kroaci 1324 dhe në Slloveni 1495 euro në muaj.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu