Osman Azemi “godet” sërish, s’kursen as aktorët shqiptarë: Ne në Kosovë jemi më të mirë, kemi seriale dhe filmat më të mirë (VIDEO)

Deklaratat skandaloze të aktorit të njohur, Osman Azemi, shokuan jo pak shqiptarët si në Shqipëri po ashtu dhe në Kosovë.

Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ata të Kosovës pasi sipas tij nuk kanë emra të njohur si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shqiri e shumë të tjerë.

Por, Azemi nuk është ndalur me kaq dhe kësaj here ka pasur diçka për të thënë dhe për aktorët në Shqipëri.

Sipas aktorit kosovar Shqipëria spikat për emisionet, por sa i përket serialeve dhe filmave trofeun e merr Kosova. Azemi thotë se Kosova ka aktorë më të mirë dhe se në Shqipëri janë duke mësuar.

“Po kanë thënë provo, pse jo. Baba im më ka thënë është treg i vogël ke për të pasur shumë stres në rrugë. Kemi ndryshim, kënga na lidh me Shqipërinë, por humori nuk na lidh. Duhet ta pranojmë.

Ata kanë rregulla të tjera, adete të tjera ne kemi adete të tjera. E shoh që ata janë të mirë kështu në emisione, të bëjnë E diela spektakël Big Brother, unë nuk e shikoj Big Brother, nuk jam infektuar, por unë mendoj se kemi seriale më të mira dhe me filmat, por edhe ata po mësojnë. Janë të mirë, s’mund të them që nuk janë të mirë, por Kosova është më e mirë. Ata na shohin ne pak si krahinë”, ka thënë ndër të tjera Azemi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu