Organizimi i Kampionatit Evropian Shqipëri-Serbi, Duka: Njëherë folëm me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

Shqipëria dhe Serbia, do të jenë organizatorët e Kampionatit Evropian në futboll në kategorinë U21.

Vendimi zyrtar do të jepet më 16 dhjetor nga UEFA.

Kjo çështje bëri bujë të madhe në trojet shqiptare, duke u kundërshtuar në masë të madhe.

Për këtë ka folur edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Duka tha se për këtë projekt fillimisht kishte folur me drejtuesit e federatave të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, ata kishin deklaruar se nuk kishin mundësi të merrnin pjesë në organizim.

“Ne paraprakisht kemi biseduar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk i kanë pasur mundësitë. Pra diskutimi i parë ka qenë me këto dy vende. Krerët e dy federatave kanë thënë se ne nuk mund të jemi pjesë e këtij projekti. Pastaj kemi vazhduar më tutje. Është normale që të ketë mendime të ndryshme, duke pasur parasysh historikun. Projekti është sportiv, ne bashkëpunojmë me Federatën serbe dhe jo me shtetin serb, Policinë a dikë tjetër. Ne nuk jemi duke amnistuar historinë. Nuk është mirë ngjyrimi politik i futbollit”, ka thënë Duka për RTK-në transmeton Klankosova.tv

“Arsye e bashkëpunimit me një shtet tjetër, përkatësisht me shtetin e Serbisë është mungesa e infrastrukturës. Benefit për Shqipërinë, organizimi i këtij aktiviteti është që Kombëtarja U21 merr pjesë në këtë organizim pa marrë pjesë në kualifikime, arsye tjetër është infrastruktura”, ka thënë Duka.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu