Organizata Botërore e Shëndetësisë: Vaksina më e mirë për fëmijët në Gaza është “paqja”

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se “vaksina më e mirë” për fëmijët në Gaza është paqja, transmeton Anadolu.

“Fëmijët në Gaza po marrin sot vaksinat shumë të nevojshme kundër polimielitit. Në fund të fundit, vaksina më e mirë për këta fëmijë është paqja”, shkroi Ghebreyesus në platformën sociale X.

Fushata e vaksinimit ndaj poliomielitit, që mbulon mbi se 640 mijë fëmijë nën moshën 10-vjeçare në Rripin e Gazës, është nisur në bashkëpunim me OBSH-në, Ministrinë e Shëndetësisë së Palestinës, Fondin e OKB-së për Fëmijët dhe Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).

OBSH-ja njoftoi se fushata e vaksinimit në Deir al-Balah, që ndodhet në Gazën qendrore, do të vazhdojë deri më 4 shtator.

Në qytetin Khan Younis në Gazën jugore, ku vazhdojnë sulmet izraelite, fushata e vaksinimit të poliomielitit për fëmijët nën 10-vjeç filloi mbrëmë.

Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së në territoret e pushtuara palestineze, deklaroi se fushata e vaksinimit ndaj poliomielitit do të përbëhet nga “dy raunde”.

Më 16 gusht, Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi zbulimin e rastit të parë të poliomielitit në Rripin e Gazës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu