Organizatat civile: Qeveria të ndalojë importin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet nën standardin “EURO 5”

Më shumë se 10 organizata civile kërkojnë që Qeveria të ndalojë importin e automjeteve të përdorura më të vjetra se 10 vjet dhe nën standardin “EURO 5” dhe të kufizojë importin e automjeteve të reja me minimumin “EURO 6”.

Në kërkesë ata sqarojnë se ndotja e ajrit është e lartë në vend dhe është shkaktar i një sërë sëmundjesh dhe vdekjesh te popullata.

“Automjetet lëshojnë më shumë se 200 përbërje kimike toksike, të cilat automjetet e vjetra i lëshojnë në një masë më të madhe. Këto automjete, veçanërisht me kilometrazh më të madh, përveç rritjes së emetimit të grimcave PM, të cilat aktivizojnë rrugët pro-inflamatore dhe kancerogjene në trup, dhe emetimet e tjera të gazrave të dëmshëm, kanë rritje të emetimeve të hidrokarbureve shumë toksike, duke përfshirë benzenin, toluenin, etilbenzenin, ksilenet, benzo-a-pireni. Bëhet fjalë për substanca gjenotoksike, kancerogjene dhe mutagjene, shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, veçanërisht për fëmijët”.
“Më të ekspozuarit ndaj këtyre substancave toksike janë qytetarët që ecin ose lëvizin me biçikletë përgjatë rrugëve, që presin në vendkalime. Fëmijët janë veçanërisht të ekspozuar, sepse këto emetime lëshohen në lartësinë e fytyrave të tyre dhe ata i thithin ato drejtpërdrejt. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve duhet të jetë para të gjithave”, thuhet në kërkesën e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu