Pas sulmeve te shumta te udheheqesise se Vetevendosjes kundrejt djalit te deshmorit Sali Çekajt duke e akuzuar per manipulimin e votave te diaspores vjen edhe reagimi i njerit nder themeluesit dhe ndoshta nga te paktit qe sakrifikoj aq shume per levizjen Vetevendose, Fisnik Ismaili ose sic njihej nga te gjithe mbeshtetesit me nofken FISI.
Statusi i tij i plote:
Me i marrë djali i heroit Sali Çekaj kaq shumë vota në diasporë, nuk është as rastësi, e edhe ma hiç hajni!
Për atë një javë që e kam pasë nderin me qenë bashkëluftëtar i Sali Çekajt, para se me e dhanë ky jetën për liri, është një prej pak njerëzve që më ka lanë pa fjalë e ka zgjue aq respekt te unë.
Në front prej orës 4 të mjesit deri vonë në terr, u kthejke në bazë, e shkruejke raportin e luftës atë ditë në laptop, ia niske mediave me email përmes telefonit satelitor, e merrke të njëjtin telefon edhe ia lexojke mediave të njajtin raport për me e incizu me za, i kryjke krejt deri kah ora 1-2, për me u çu me luftu prapë në orën 4. Çdo ditë, çdo ditë!
Ushtarët e ri si qifti jem i ka trajtue me respektin ma të madh. Nuk habitem pse e kanë dashtë aq shumë shqiptarët në diasporë, ku ky ka qenë aktiv me vite e vite para lufte.
Prandej MARRE është me e akuzue për hajni diasporën që i kanë dhanë votë djalit të Sali Çekajt.
MARRE DAHA MA E MADHE është me e përdorë këtë për me e mbulue hajninë e vërtetë që ka ndodhë me votat e ambasadave, që shihet prej aeroplanit se janë vjedhë.
Qenefa.