Një pacient humbi betejën me Covid-19

Një pacient tridhjetë e gjashtë vjeçar nga Demir Hisari ka ndërruar jetë ditë më parë në Klinikën Infektive në Shkup nga Covid- 19. Familjarët ankohen për siç thonë ata trajtim joadekuat.

“Ata e testuan dhe doli pozitiv për Covid. Të nesërmen iu përmirësua gjendja dhe u lidh në mbështetje oksigjeni, të mërkurën ia hoqën oksigjeni, merrte frymë vetë. Nuk ka mbetur i kënaqur me trajtimin e përditshëm të stafit në klinikë, nga mos-rregullimi i shtratit si duhet, shpimin e venave, duke mos i gjetur venë. Ata donin t’i bënin bronkoskopi të dielën, kur gjithçka ishte mirë, ndjehej mirë, kur pas disa orëve thirrën duke treguar se ka ndërruar jetë”, tha Aleksandar Ivanovski-i afërm i pacientit të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë thotë se Klinika për Sëmundje Infektive ka profesionistë me përvojë, të cilët kanë punuar me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë pandemisë.

“Klinika njofton se në raport me pacientin, të gjithë pacientët, pavarësisht diagnozës së tyre, trajtohen dhe kujdesen profesionalisht. Ata shprehin ngushëllimet më të thella për familjet që kanë humbur betejën me sëmundjen, pavarësisht diagnozës dhe moshës së tyre.
Në raportin e fundit nga komisioni për cilësi, klinika raporton se nuk ka asnjë ankesë të vetme nga ndonjë pacient i shtruar në spital dhe as nga pacient i kontrolluar në ambulancë”, thonë nga Ministria e shëndetësisë.

Ndryshe, në javën e tretë të vitit në vend janë raportuar 1675 raste të reja me grip dhe sëmundje të ngjashme me gripin, që është 41.7% më shumë krahasuar me javën e kaluar, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i rasteve këtë sezon është 5175. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar ka rritje prej 22.3% kurse krahasuar me 13 sezonet e fundit ka rritje prej 34.6%. Për një muaj, 6 persona kanë humbur betejën me gripin. Kulmi pritet të jetë javën e ardhshme

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Afrim Gashi për Papa Françesku: Përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin-Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin. Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet...

Ali Ahmeti në konakun e ish komandantit të UÇK-së Sahit Jashari

Familja heroike e Sala e Hamit Jasharit, i bën konak liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ku e pritën udhëhqësit e...

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu