Bashkimi Demokratik për Integrim ditën e mërkur fillon takimet me qytetarët, transmeton TV21. Këtë javë do të ketë dy takime me qytetarët, të mërkurën në Komunën e Likovës, më pas në Komunën e Sarajit.
“Theksuam se mbledhjet e hapura të degëve të BDI-së me popullin fillojnë këtë javë. Dita e mërkurë është mbledhja e parë në orën 19 në Komunën e Likovës, për të vazhduar më pas në Komunën e Sarajit”, tha Arbër Ademi nga BDI.