Superylli brazilian, Neymar, mund të ribashkohet me Lionel Messin, te skuadra e Inter Miamit.
Kështu kanë shkruar të mërkurën mediat botërore.
Është raportuar se Neymari ka blerë pronë prej 24 milionë eurove në Miami.
Neymari dhe Messi kanë luajtur së bashku te Barcelona dhe Paris Saint-Germaini.
Sulmuesi i krahut ka kontratë me Al-Hilalin e Arabisë Saudite deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa së fundmi është kthyer nga lëndimi që e pati.
Neymari pritet të bëhet gati për Kupën e Botës 2026.