Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze – Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Provinca kanadeze, Ontario do të vendosë një tarifë prej 25 për qind për eksportin e energjisë elektrike në SHBA, gjë që do të shkaktojë fatura më të larta për 1.5 milion familje amerikane që furnizohen me energji nga ky rajon i vendit fqinj.

Siç ka njoftuar kryeministri i Ontarios, Doug Ford, këto tarifa janë një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj presidentit amerikan, Donald Trumpit, i cili ka vendosur tarifa prej 25 për qind për mallrat që importohen nga Kanadaja, shkruajnë mediat.

“Donald Trump e nënvlerëson Kanadanë dhe qytetarët e saj”, deklaroi Ford, duke shtuar se mund të ndalojë edhe eksportin e mineralit të nikelit, i cili nxirret në Ontario.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për industrinë ushtarake amerikane, e cila varet ndjeshëm nga nikeli i importuar nga Kanadaja, me 50 për qind të furnizimeve që vijnë pikërisht nga Ontario.

Përveç kësaj, Ford paralajmëroi se, nëse vendosen tarifa të mëtejshme mbi mallrat kanadeze, ai mund të ndalojë plotësisht eksportin e energjisë elektrike, duke vënë në vështirësi të mëdha qytetarët e shteteve amerikane Minnesota, Michigan dhe New York.

Kujtojmë se Trump ka paralajmëruar se më 2 prill do të shpallë tarifa të reja ndaj Kanadasë, por kjo mund të rezultojë në një efekt të kundërt, siç ka theksuar kryeministri i Ontarios.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu