Në këtë ditë të javës do të bie borë

Nga nesër mbrëma më shumë shi, të enjten borë dhe erëra të fuqishme

Mendimi për motin – 19.11.2024

E mërkura fillon me intervale me diell, e gjatë ditës vransirat vetëm se fillojnë të shtohen, duke u shoqëruar me reshje shiu në perëndim të vendit. Më vonë këto të reshura shtrihen në pjesë tjera të vendit, e gjatë mbrëmjes vende-vende do të jenë më intenzive. Frynë edhe erëra mjaft të fuqishme nga jugu e jugperëndimi 5-15m/s, e në pjesë të Dukagjinit dhe zonave malore me hove mbi 20 e 25m/s, edhe mbi 100km/h. Temperaturat minimale zbresin vetëm deri në 4C e 7C, e ditën mbesin ende të larta, në 13C e 15C.

Reshjet e shiut të enjten gjatë mëngjesit shndërrohen në borë, me rënie të temperaturës, që deri në mbrëmje mund të zbres deri në -5C. Shtresa bore formohen edhe përgjatë pjesë të ulëta të vendit. Të premten mbi vend mbeten të pranishme më shumë vransira, e sërish fillojnë të reshura shiu, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 8C e 9C, maksimalet. Në mbrëmje intensifikohen, e me kalimin e frontit të ftohtë, shndërrohen sërish në reshje dëbore, me temperatura maksimale që të shtunën zbresin në 0C e 2C. Ditën e shtunë vransirat shpërndahen, e priten më shumë kthjellime. Minimalet pësojnë rënie në -4C e -6C, e maksimalet në një rritje graduale deri në 6C.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu