Në burgun e Shkupit janë kapur 70 celularë për një ditë!

Shtatëdhjetë telefona janë zbuluar vetëm sot tek të paraburgosurit në Burgun e Paraburgimit në Shkup (Shutkë) në bastisjet e 40 qelive, të kryera nga njësiti intervenues nga burgu i Idrizovës, njoftoi drejtori i Drejtorisë për zbatim të sanksioneve, Aleksandar Pandov, përcjell Nistori.

Në një intervistë për Sitel, ai tha se polici i burgut të shtunën nuk e ka kontrolluar kutinë e biskotave në të cilën ndodhej telefoni i Vasil Jovanovit dhe dyshohet se nuk e dinte se çfarë kishte brenda, gjegjësisht “atë e ka bërë për shkak të naivitet”. Punonjësi i burgut u pezullua të shtunën, ndërsa të nesërmen u pezullua edhe kolegu i tij pasi i dha një telefon një të paraburgosuri.

Ai pretendon se shumica e telefonave celularë futen në burgje nga oficerët e burgjeve dhe se në një shoqëri të korruptuar si kjo e jona, sistemi i burgjeve është më i korruptuari. Përveç drejtuesve të rinj të burgjeve, këto institucione penale, tha ai, janë me personel të njëjtë që kanë trashëguar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu