Ndryshimi që nuk vjen!

Nga: Medai Shaholli

Me balancues dhe pa balancues ky është rezultati i një punësimi të planifikuar për 10 shqiptar dhe në vend të tyre pranohen 10 maqedonas!

Çfarë emër t’i vëmë kësaj politike të punësimit zotërinj vredistë, ku me kë të rast nuk pranohet asnjë shqiptar?
Mos vallë do ia vini fajin DUI-t nën pretekstin sepse ata e kanë keqpërdorur balancuesin për t’i punësuar militantët e tyre?
DUI tashmë është në opozitë ( nuk jam avokati mbrojtës i DUI-t), ku çdo punësim nuk lidhet më më ta por vetëm me qeverinë e despotit Micko, me të cilën i jeni dorëzuar atij në të gjitha aspektet duke i “zbathur edhe të brendshmet”, për një çik pushtet.

Zotërinj vredistë, ku është ligji për për punësim adekuat që do të respektonte përbërjen etnike të popullësisë në vend? Mos ndryshuat mendje pasi doli Micko dhe ua hodhi në kosh të plehrave propozim ligjin e barazisë etnike, për të cilin ai tha se do të punësohen njerëzit sipas aftësive dhe sipas profesionalizmit, gjë që shumë nga shqiptarët me diploma të blera nuk i plotësojnë ato kushte të udhëzuara nga despoti juaj.

Ahere, ku mbeti ndryshimi?
Mos ishte parulla e ndryshimit loja juaj e servilizmit dhe e betimit për vasalitet para despotit Micko, që t’u merrte ju në qeverinë e koalicionit dhe jo DUI-n, megjithëse ata kishin fituar si Front më shumë deputet sesa ju si VREDI?

Ja ky është një rast tjetër i inferioriteti dhe i pabarazisë së shqiptarëve në punësim dhe në fusha të tjera, megjithë propagandën e vredistëve për ndryshim, ai nuk duket gjëkundi!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu