Katër shqiptarë janë ftuar nga trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, për dy ndeshjet e nëntorit.
Granit Xhaka, Ardon Jashari, Andi Zeqiri e Albian Hajdari do të luajnë për Zvicrën në ndeshjet e fundit të edicionit të Ligës së Kombeve kundër Serbisë më 15 nëntor në Letzigrund dhe ndaj Spanjës më 18 nëntor në Tenerife.
Zvicra është e fundit me një pikë në Grupin 4 të Ligës A. Serbia është e treta me katër pikë.
Spanja i prin tabelës me 10 pikë, derisa Danimarka ka shtatë.