Ndërron jetë 32 vjeçari Vedat Ademi nga Kumanova, familjarët akuzojnë mjekun: I dha terapi që i shkaktuan reagim alergjik

Një djalë i ri nga Kumanova në moshën 32 vjeçe ka ndërruar jetë pasditën e së hënës në Spitalin e Kumanovës.

Familjarët thonë se tani më i ndjeri Vedat Ademi, shkoi për mjekim të thjeshtë dhe gjeti vdekjen, ngaqë ishte alergjik në analgjetik dhe gjatë pranimit të infuzionit, brenda pak minutash i është përkeqësuar gjendja nga reaksione të forta alergjike dhe ka ndërruar jetë.

I pranishëm në repartin kirkurgjik në ato momente ka qenë edhe babai i të ndjerit, i cili, për TV21, tha se djali i tij ka qenë i evidentuar edhe me dokumente të mjekut amë që nuk guxon ti jepet terapi me substancë analgini.

Sipas familjarëve në turnin e dytë mjeku kujdestar, nuk iu është përmbajtur protokollit mjekësor dhe babai thotë se i ka dhënë dozën analgjetike që dyshohet se i shkaktoi vdekjen.

Rasti është denoncuar në SPB-Kumanovë dhe me insistim të familjarëve trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu