Ndalohet kontrabanda e mallrave me vlerë 30 mijë euro në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës së mallrave në vlerë 30 mijë euro. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Me datën 21.05.2024 njësia e lartcekur, në brezin kufitar Maqedoni e Veriut- Kosovë, ka ndaluar një të dyshuar mashkull i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa vendore pa patentë shofer”, thuhet në njoftim. Gjatë kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme si në vijim: sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra, filtera Grande rreth 70,000 copë, filterë Gentelmen rreth 450,000 copë, kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg, 28 palë këpucë, 2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe 2 pasqyra.

“Mallrat e lartcekura që dyshohet si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 €. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor përkatës”, thuhet në njoftim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu