Musliu: Nëse PDK-ja do të qeveriste si LVV-ja, uroj që kurrë të mos i fitojë 50%

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur sot për qeverinë “Kurti”, për të cilën ka thënë se ka dështuar t’i realizojë premtimet dhe kërkesat e qytetarëve.

Musliu uroi që Kosova të mos ketë më asnjëherë një qeveri të tillë, ndërsa shtoi se nuk do të donte që PDK-ja të fitonte 50%, nëse do të qeveriste në këtë mënyrë si partia në pushtet, transmeton Zeri.info.

“Unë e them me bindje të plotë që një qeveri e tillë uroj mos u përsërittë asnjëherë dhe nëse PDK-ja do të qeveriste kështu si LVV-ja, lutem që partia ime të mos i fitojë 50%, sepse një parti që fiton 50% të besimit të qytetarëve në zgjedhje dhe nuk arrin as 3% të realizojë premtimet që i ka bërë në fushatë dhe kërkesat e qytetarëve, nuk guxon të përsëritet një qeveri e tillë”, tha Musliu në emisionin “Destinim” në “Radio Prishtina”.

Ajo shtoi se LVV-ja po tallet edhe me bashkësinë ndërkombëtare, e si pasojë e kësaj Kosova sot ka raporte të ngrira në gjithë botën.

“LVV-ja është tallur me gjithçka, me besimin e qytetarëve, duke abuzuar besimin, është tallur me partitë opozitare, me Kuvendin dhe në fund edhe me bashkësinë ndërkombëtare. Ne si asnjëherë më parë kemi raporte të ngrira me të gjithë botën”, shtoi Musliu në “Radio Prishtina”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu