Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontratat e negociuara

Deputeti i LVV-së, Armend Muja, ka thënë se opozita është duke drejtuar akuza të pavërteta ndaj Qeverisë Kurti për kontratat njëburimore.

Në emisionin DPT Fidani në Klan Kosova, ai ka thënë se këto kontrata nuk janë të paligjshme, dhe se kontrata të tilla realizojnë edhe institucionet tjera të pavarura, komunat dhe ndërmarrjet publike, sipas tij, këto nuk drejtohen nga Qeveria Kurti.

“Në këtë luftën me çdo mjet ndaj Qeverisë Kurti është bërë një farë propagande për këto kontrata e negociuara, këta opozita po u thonë kontrata një burimore dhe ishte e nevojshme që të korrektohen shifrat sepse ka pasë gënjeshtra kështu të mëdha”, ka thënë Muja.

“E para u referohen kontratave të negociuara, këto nuk janë të paligjshme domosdoshmërish, i parasheh ligji, me nenet 34 dhe 35 të Ligjit për Prokurim Publik parashihet që organizatat buxhetore, autoritetet kontraktuese, nëse i plotëson kriteret ligjore nuk është domosdoshmërish e paligjshme, por këta e kanë krijuar përshtypjen sikur ato janë të paligjshme”.

“Ata thonin se janë kontrata të kafeve dhe rrjedhimisht neve na duhet t’i korrektojmë tash, duhet me i pa gjërat si janë, do të thotë bilanci përfundimtar. Çfarë kanë dashtë të thonë është se çfarëdo kontrate që nënshkruhet në Kosovë, autoritetet publike në Kosovë i nënshkruajnë afro 10 mijë kontrata në vit diku në vlerë të 800 milionë eurove aty nuk janë vetëm qeveria dhe ministritë, por janë edhe qeveria, ministritë, komunat, ndërmarrjet publike qendrore, ndërmarrjet publike lokale, institucionet e pavarura, do të thotë lloj lloj organizatash jo që i përgjigjen qeverisë domosdoshmërish. Edhe kjo është e para të sqarohet, çfarëdo kontrate që është nënshkruar këta ia kanë faturuar Qeverisë Kurti, kanë dashtë t’ia faturojnë Qeverisë Kurti”, ka pohuar Muja. /Klankosova.tv

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu