Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka thënë se votat e diasporës nuk do të kenë një efekt që mund ta ndryshojë gjendjen e numrave të deputetëve të partive politike.
Muharremi tha VV do të ketë 47 ose 48 deputetë me diasporë, PDK-ja 25, kurse për LDK-në po pritet.
“Partitë duhet të vendosin: ose bashkëpunim; ose opozitë; ose zgjedhje të reja. Tash po bëhen shumë kalkulime rreth mandateve”.
“Por, në fakt, fotografia është e qartë. Dihet që askush nuk ka vota dhe ulëse për ta formuar vetë qeverinë”, tha Muharremi