Njohësi i politikës Shënoll Muharremi, ka komnetuar një sondazh të publikuar nga kompania “Valicon”, që ka të regjistruar në ARBK veç tre puntorë, e që për ta është sondazhi i parë që e bëjnë, madje me një sistem online e me telefon.
Sipas Muharremit ky sondazh nuk dukt të jetë kredibil. Ai ka renditur arsyet se përse mendon kështu.
E plotë:
Po më shenojnë disa persona rreth një sondazhi që është publiku sot në Kosovë. Po pyesin: A po i njef? A janë kredibil? A është e mundshme? Si i komenton? Lloj lloj pyetjesh. Nuk e njof këtë kompani që e ka publiku. Nuk mundem me komentu kredibilitetin e tyre, por i lexoj me shumëëë rezerva. Rezultatet nuk duken kredibile dhe nuk përkojnë me situatën në terren dhe dinamikën e fushatës. Pse bash VV ka dalë mbi 50% e LDK vetëm 15%. Kjo tregon shumë, kush don me lexu e me kuptu. Nuk ka mundësi ti me qeverisë katër vjet dhe me dalë në fushatë pa program fare e në anën tjetër opozita me u rifreskuar.. dhe përsëri me pas rezultatin të ngjashëm me para katër viteve. Rezultati i LVV-së ose duhet me u rritë nga baza 2021 pas qeverisjes ose me u tkurrë pas katër viteve qeverisje! I njejt nuk mundet me qenë.