Miqtë e këshilluan të mos e lidhte emrin e tij me Shqipërinë, por Sylvinho e fitoi bastin me kuqezinjtë!

I pajisur rishtazi me pasaportën shqiptare. I vlerësuar me “Shqiponjën e Artë” në Samitin e Diasporës së zhvilluar në Tiranë. Sylvinho po shijon orët e merituara të triumfit, pas kualifikimit të Kombëtares në finalet e Euro 2024.

Emërimi te Shqipëria ishte lëvizja e duhur. Ecuria me Kombëtaren i riktheu në shinat e duhura karrierën si trajner, që edhe pse e praktikonte prej pak kohësh, rrezikonte ta mbyllte pa sukses. Gazeta spanjolle “Sport” analizoi si Sylvinho ishte njeriu i duhur për Kombëtaren dhe se si kuqezinjtë ishin ekipi i duhur për brazilianin.

“Karriera e Sylvinho-s në stol u ndal pas shkarkimit nga Corinthians, në shkurt të vitit të kaluar. Pas stazhit si asistent i Mancinit te Inter dhe Tites te përfaqësuesja e Brazilit, ai kërkonte një eksperiencë të re, teksa punoi për një kohë të shkurtër edhe te Lyon në Francë. Shqipëria e thirri, teorikisht jo një prej detyrave më prestigjioze në panoramën e futbollit europian. Sylvinho bëri një vesh të shurdhër ndaj miqve që e këshilluan të mos e lidhte emrin e tij me Shqipërinë. Mori një vendim me rrezikshmëri të lartë, duke pranuar postin në janar të këtij viti… dhe në fund ia doli”, shkruan media spanjolle.

E përditshmja spanjolle e vlerësoi 49-vjeçarin si një trajner emergjent, studioz, këmbëngulës dhe shumë elastik. Mrekullia me Kombëtaren mund t’i hapë dyer të shumta në të ardhmen në nivel klubesh dhe përfaqësuesesh. Kuotate Sylvinho-s në panoramën e futbollit botëror janë rritur dukshëm, duke e shndërruar në një prej trajnerëve të së ardhmes që duhen mbajtur nën vëzhgim.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu