Ministri Fidan: Ftoj komunitetin ndërkombëtar të parandalojë shkatërrimin e 2 milionë njerëzve në Gaza

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan lidhur me çështjen e Gazës tha se “Ftoj komunitetin ndërkombëtar të marrë masa për parandalimin e shkatërrimit të 2 milionë njerëzve të marrë peng, me uri dhe sëmundje epidemike”, raporton Anadolu.

Fidan foli në një konferencë të përbashkët për media të mbajtur në Tiranë pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Duke tërhequr vëmendjen mbi tragjedinë që vazhdon në Gaza, Fidan vuri theksin se para syve të botës, vazhdon prej ditësh masakrimi i dhjetëra mijëra palestinezëve të pafajshëm.

Pasi bëri të ditur se në pikën e arritur ndodhen përballë një tragjedie tjetër, Fidan tha: “Derisa kemi humbur mijëra njerëz nga plumbat dhe bombat, tani jemi përballë rrezikut që miliona palestinezë të marrë peng në Gaza nga Izraeli të masakrohen nga uria dhe epidemitë. Mos lejimi i hyrjes së ndihmave humanitare, i produkteve mjekësore në Gaza, aktualisht janë lajmëtar i një fatkeqësie të madhe brenda”.

Ai tha se përpjekja dhe qëllimi i mirë që komuniteti ndërkombëtar ka treguar deri më tani nuk e ka bërë të mundur dërgimin e ndihmës së nevojshme brenda. “Për këtë arsye nga këtu ftoj komunitetin ndërkombëtar të marrë masa për parandalimin e shkatërrimit të 2 milionë njerëzve të marrë peng, me uri dhe sëmundje epidemike. Në të kundërtën mund të jetë shumë vonë”, theksoi Fidan.

Pasi tërhoqi vëmendjen se përveç njerëzve që vdesin nga bombat dhe plumbat, edhe qindra mijëra njerëz të tjerë mund të humbin jetën nga uria, potencoi Fidan duke shtuar se kjo do të jetë një barrë e madhe ndërgjegjeje të cilën opinionin botëror nuk mund ta mbartë.

Kryediplomati turk Fidan nënvizoi se duhet të mundësohet dërgimi i ndihmave në Gaza duke dalë jashtë metodave aktuale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu