Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Azir Aliu së bashku me bashku me Prof.Dr. Biljana Angellova, rektore e universitetit Kiril dhe Metodi- Shkup, Prof.Dr.Igor Nedellkovski rektori i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastri, Akad. Prof. Dr.Abdylmenaf Bexheti- rektor i Universitetit të Europës Juglindore,Prof. Dr. Jusuf Zejneli, rektor i Univesitetit të Tetovës, Prof.Dr.Dejan Mirakovski- Rektori i Universitetit Goce Delçev- Shtip, Prof. Dr. Ivan Bimbillovski- rektor i Universitetit të Shkencave dhe Teknologjive të Informacionit “St. Apostulli Pal”- Ohër dhe-Universiteti i Shkencave dhe Teknologjive të Informacionit “St. Apostulli Pal ”Prof. Dr. Izet Zeqiri, rektor i Universitetit Nënë Tereza sot firmosën Memorandum Bashkëpunimi me qëllim vendosjen e një ure komunikimi në mes institucioneve.
Në kuadër të të gjitha angazhimeve të fushave që MSHIA, realizon dhe përmbush, ministri Aliu fokus ka dhe nxitjen e inovacionit, kryesisht në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë:
“Studentët dhe mësimëdhënësit universitar tanë tani do të kenë mundësinë për t’u përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh bashkëpunuese, të tilla si thellimi i bashkepunimit mes mësimdhënësve dhe punonjësve të MSHIA-së në drejtim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive, hartimin e zgjidhjeve ligjore dhe realizimin me sukses të të njëjtave, përpjekjet e përbashkëta kërkimore, pjesëmarrjen dhe organizimin e seminareve, konferencave dhe aktivitetëve të ndryshme akademike. Ambicia ime është që NE të arrijmë që universitetet e Maqedonisë së Veriut të përfshihen totalisht në Bashkësinë e Universiteteve Evropiane” -deklaroi ministri Aliu.