Ministi Sveçla: Nga 1 janari nga Kosova kanë dalë 2408 autobusë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimeve të mediave se çdo ditë nga stacioni i autobuëve nisen 380-400 autobusë me qytetarë që ikin nga Kosova, për në vendet evropiane.

Sveçla ka thënë se kjo është dezinformatë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Raportimet për “ikje masive” të qytetarëve tanë, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta. Ato me ose padashje krijojnë panikë te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime politike e dashakeqe kundër shtetit tonë nga Serbia. Lajmet e tilla janë demantuar nga Stacioni i Autobusëve e po ashtu demantohen lehtësisht edhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit, ku dëshmohet se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” të qytetarëve tanë apo flukse të autobusëve.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shkruar se sipas të dhënave nga pikat kufitare, nga 1 janari i këtij viti, kur vendi ynë gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më sot, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2408 autobusë.

“Për të dëshmuar se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” por me raportime dezinformuese nga disa mediume të papërgjegjshme, për të njejtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3511 autobusë ndërsa kanë dalur nga pikat kufitare 3731 autobusë. Pra, 35% më pak autobusë kanë dalur këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar.”, ka shtuar Sveçla, duke ia bashkuar statusit një tabelë me të dhëna.

Sipas tij, procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ai u ka shprehur mirënjohje stafit të Aeroportit, zyrtarëve tanë policor atje si dhe zyrtarëve policor kudo në pikat kufitare.

“Natyrisht, ju bëj thirrje edhe mediave për korrektësi në raportim të lajmeve rreth kësaj teme dhe jo vetëm. Të gjithë qytetarët i falënderoj për respektim të procedurave të udhëtimit pa viza dhe ju dëshiroj rrugë të mbarë si në vajtje ashtu dhe ardhje në vendin e tyre!.”, ka shkruar ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu