Minçev: E përshëndes vendimin e Kushtetueses për Balancuesin, për momentin s’mund të them se do të ketë zgjidhje të re ligjore!

Ministri i Administratës, Goran Minçev tha se personalisht e përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e mekanizimit të Balancuesit, përcjell TV21. Minçev tha se për momentin nuk mund të konfirmojë nëse po punohet për zgjidhje të re ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në sektorin publik.

Kliko Videon
“Mendoj se Balancuesi si mjet digjital në të kaluarën, me të vërtet ka qenë mjet i keqpërdorimeve dhe nëse e shohim në atë kontekst, e përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Sa i përket zgjidhjeve ligjore, unë në këtë moment nuk mund të them nëse do të ketë të re, ose cila do të jetë përmbajtja e asaj zgjidhje ligjore. Gjithsesi do ta prisja, edhe Ministria e Administratës, vendimin final të Gjykatës Kushtetuese, sipas asaj çfarë do të jetë, ne do të vepronim në zgjidhje të re eventuale, që më duhet të them se është kategori kushtetuese”, tha mes tjerash Minçev.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu