Kryeministri Hristijan Mickoski i ka dhënë fund spekulimeve për një rikonstruktim të mundshëm të qeverisë para zgjedhjeve lokale. I pyetur nga gazetarët gjatë një konference për media, ai u përgjigj shkurt dhe prerë: “Jo.”
Në vijim, Mickoski u pyet edhe për marrëdhëniet me partnerët e koalicionit, veçanërisht me koalicionin VLEN. Edhe në këtë rast, përgjigjja ishte e qartë: “Shkëlqyeshëm.”
Deklaratat e kryeministrit shkaktuan një atmosferë pozitive në sallë, duke sjellë buzëqeshje edhe te ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ishte i pranishëm në konferencë.