Mickoski nga Uashingtoni: Fillimisht negociatat, pastaj ndryshimet kushtetuese

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në Uashington të Këshillit Atlantik ka theksuar se frustrimet e qytetarëve në RMV drejt rrugës eurointegruese janë të mëdha, transmeton Portalb.mk.

Mickoski tha se si komb kanë bërë gjithçka që mundën, ku kanë pësuar shumë poshtërime dhe kanë pranuar shumë marrëveshje të këqija për hir të perspektivës evropiane dhe anëtarësimit në NATO.

“Frustrimet mes qytetarëve të vendit tim janë jashtëzakonisht të mëdha”. Dëshmoj se në një kohë kur ishim në opozitë në 2018-ën, shumë njerëz nga e gjithë bota, zyrtarë të lartë të BE-së, kryeministra nga shumë vende të fuqishme të NATO-s, presidentë, anëtarë të Komisionit Evropian, na vizituan dhe thanë, thjesht ndryshoni emrin, këtë herë do të bëheni menjëherë anëtar i NATO-s, do të filloni negociatat me BE-në dhe do t’i përfundoni brenda një periudhe 4-5 vjeçare dhe do të bëheni pjesë e BE-së. Ato 4-5 vite kanë kaluar para 2 vitesh dhe ne jemi në të njëjtën situatë si para 20 vitesh, por në ndërkohë kemi ndërruar flamurin, monedhën, emrin dhe gjithçka”, tha Mickoski.

Ai theksoi se tani jemi përballë një kërkese të re për ndryshimin e Kushtetutës dhe se kjo nuk garanton siguri në rrugën e integrimit evropian.

Mes tjerash ai tha se kur flitet për të ardhmen evropiane duhet të flitet për vlera të përbashkëta, inteligjencë artificiale, mjedis të mirë, ekonomi dhe arsim më të mirë, e jo për diçka që ka ndodhur në mesjetë. Sipas tij, ballkanizimi i Bashkimit Evropian është problem, sepse nëse keqpërdoren institucionet në Bruksel për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe, është ndryshe nga ideja e De Gasper, Schuman dhe Adenauer, themeluesit e komunitetit evropian.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të ecur përpara në rrugën eurointegruese. Ato nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash. Negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu