Mickoski: Jam i zhgënjyer nga BDI-ja, e pakta që mund të bënin ishte të shprehnin ngushëllime

Ndaj akuzave të opozitës se hetimi për djegien e diskotekës “Puls” në Koçan po bëhet në mënyrë selektive, kryeministri Hristijan Micksoki është përgjigjur me thirrje ndaj Prokurorisë që të hetohet çdokush pavarësisht se cilës përkatësie i takon. Për BDI, Mickoski tha se ka tentuar që ta politizojë fatkeqësinë e Koçanit për të fituar pikë politike, në kurriz të viktimave të pafajshme.

“Çdokush, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën që ka pasur çfarëdo roli dhe ka kryer çfarëdo funksioni që edhe në mënyrën më të vogël të mundshme ka qenë i përfshirë në këtë ose ngjarje të ngjashme të sanksionohet…Më vjen keq që BDI nuk doli nga ajo matricë që e shohim në skenën politike më shumë se 22 vite. Dhe në vend që të shprehë ngushëllime dhe të kyçet në hetim dhe të ndihmojë, ata u munduan që këtë rast ta politizojnë dhe etnizojnë. Gjegjësisht, të tentojnë që në mënyrë brejtëse të fitojnë ndonjë pikë politike në fatkeqësinë e këtyre viktimave të pafajshme”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me dorë në bel Shyhrete Behluli pozon si fotomodele

Shyhrete Behluli ne projektet e reja po shkëlqen me paraqitjen. Ajo me një fustan të kaftë, ndau disa fotografi ku u pëlqyen shumë, shkruan Kosovarja. Dorën...

Ledion Liço zbulon pamje nga prapaskenat e Big Brother VIP Albania 5

Moderatori i Big Brother VIP Albania, Ledion Lico, ka ndarë së fundmi një postim në Instagram për të paralajmëruar edicionin e pestë të BBVA,...

Politikani serb: Vuçiq ka dorë në vrasjet politike, përfshirë Oliver Ivanoviqin dhe policit Afrim Bunjaku

Politikani serb, Nikola Sanduloviq ka publikuar një deklaratë të gjatë publike, në të cilën ngre akuza ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe figurave të...

“Më të fortë se kur do hynim në Kosovë”, Vuçiç shkon dhe provokon në bazën ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas kthimit nga Brukseli shkoi menjëherë në një kazermë ushtarake të vendosur pranë kufirit me Kosovën. Ai lëshoi dhe...

Daut Haradinaj niset në protestën e Shkupit (FOTO)

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e fushatës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet sot në Shkup në mbështetje të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu