Mickoski i përgjigjet BDI-së: Me zgjedhje të parakohshme nuk i ikni përgjegjësisë për keqpërdorimet

Pasi BDI e thirri kryeministrin që ta mbajë fjalën e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Hristijan Mickoski filloi ta analizojë gjendjen brenda partisë opozitare. Për thirrjet e BDI-së që të shkohet në zgjedhje, kryeministri tha se i kupton se pse s’kanë durim.

“I kuptoj politikanët e opozitës që s’kanë durim, të cilët mendojnë se me zgjedhje të parakohshme do t’i zgjedhin problemet që kanë të bëjnë me keqpërdorime të mëdha të bëra në të kaluarën”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Kundër zgjedhjeve të parakohshme janë të gjithë partnerët e qeverisë. Marrëdhëniet brenda koalicionit i komentoi edhe kryeparlamentari Afrim Gashi nga radhët e VLEN. Sipas tij, marrëdhëniet mes partive në pushtet janë korrekte dhe të qëndrueshme, ndërsa këtë e konfirmon edhe fakti që shumica në Kuvend numëron 78 deputetë. Pyetjes nëse pushteti pret sulme të reja nga BDI me afrimin e zgjedhjeve lokale, Gashi u përgjigj:

“Ne nuk duhet të merremi me opozitën. Ne duhet të merremi me punën tonë, të sjellim ligje cilësore, të sjellim investime të huaja, t’i rrisim pagat dhe pensionet…”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Idenë për zgjedhje të parakohshme bashkë me ato lokalet vitin e ardhshëm e përmendi kryeministri në seancë për pyetje deputetësh, por pastaj partnerët nga VLEN vlerësuan se deklarata e Mickoskit është nxjerrë jashtë kontekstit. Pushteti është kundër zgjedhjeve të parakohshme dhe prej atje thonë se kjo do të ishte shpenzim shtesë për shtet.

Por nga ana tjetër, nga BDI thonë se shpenzimi do të ishte më i ulët nëse organizohen zgjedhje të dyfishta në një ditë.

Nga LSDM theksuan se janë të gatshëm për zgjedhje kurdo qoftë të mbahen. Kryetari i partisë Venko Filipçe vlerësoi se ideja për zgjedhje të reja ishte flirt i Mickoskit me BDI-në dhe është mesazh për VLEN dhe ZNAM, për të cilat thotë se kanë përkrahje të përgjysmuar dhe rol të margjinalizuar në pushtet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

Afrim Gashi për vdekjen Papa Françesku: Përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin-Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, përbën një humbje të thellë për mbarë njerëzimin. Si një udhëheqës shpirtëror i kohës sonë, ai mishëroi parimet...

Ali Ahmeti në konakun e ish komandantit të UÇK-së Sahit Jashari

Familja heroike e Sala e Hamit Jasharit, i bën konak liderit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ku e pritën udhëhqësit e...

Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore....

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu