Mickoski: Duhet të ketë tender për operator të tretë celular!

Shkup, 3 shtator – Duhet të ketë tender për operator të tretë celular, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, sipas të cilit Memorandumi për bashkëpunim i nënshkruar dje me operatorin telekomunikues “4iG” është jo detyrues dhe me të kompania vetëm tregon interes.

Siç deklaroi Mickoski, tenderi do të shpallet në periudhën në vijim. Tani kompanitë e interesuara po analizojnë tregun dhe mund të ketë të tjerë që do të nënshkruajnë një memorandum.

Sipas kryeministrit, më e rëndësishmja për Qeverinë është interesi i qytetarëve – konkurrencë më e madhe dhe çmime më të ulëta.

“Duhet të ketë një tender. Memorandumi është jo detyrues, me të cilin kompania “4iG” tregon interes se është e interesuar të dalë në atë tender, nuk mund të jepet sy më sy. Nëse ka kompani të tjera që janë të interesuara dhe duan të nënshkruajnë një memorandum të tillë jodetyrues, ai do të nënshkruhet, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vënies në punë të zgjerimit të çerdhes “Goce Dellçev” në komunën e Ilindenit.

Ai tha sërish se koha e marrëveshjeve private ka përfunduar.

“Ka përfunduar koha e marrëveshjeve private siç ishin në TEK “Oslomej” të Kërçovës, KME “Manastir” të Manastirit. Ka përfunduar koha kur djemtë pa mjekër blinin qendra tregtare në qendër të Shkupit, kur në zyrat qeveritare luhej futboll dhe basketboll. Tani është koha kur Maqedonia duhet të zhvillohet së bashku me qytetarët e saj dhe kur duhet të sundoj ligji. Ky është thelbi i punës së kësaj qeverie, theksoi kryeministri.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu