Kryeministri Hristijan Mickoski së bashku me ministrin e Sportit, Borko Ristovski dhe kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, e lëshuan në përdorim Qendrën Rekreative Sportive “Branitellat” në vendin e populluar “Rruga e Lubotenit” në Komunën e Butelit, projekt me vlerë prej 8.100.000 denarë, mjete të siguruara nga buxheti i Komunës. Në Qendrën Rekreative Sportive ka terren të futbollit me bar artificial, terren të basketbollit me sipërfaqe të veçantë, si dhe kënd të fëmijëve, mini-park dhe shëtitore për banorët.
“Kjo Qendër Rekreative Sportive e mban emrin ‘Branitellat’ në nder të atyre që e mbrojtën atdheun kur ishte e nevojshme. Para zgjedhjeve premtova dy qendra të tilla rekreative sportive, por deri në fund të mandatit çdo vend i populluar do të bëhet me qendër rekreative sportive. Kjo është e katërta, ndërsa katër të reja do t’i fillojmë gjatë periudhës së vjeshtës, një i tillë i njëjtë në vendin e populluar Butel 1 tek vendi ‘Udarnici’, një do ta fillojmë për disa ditë në lagjen Radishan menjëherë nën shkollën ‘Aco Shopov’, njërin e fillojmë në zonën e epërme të lagjes Radishan dhe një në pjesën e fillimit të Kuçevishka Bara”, deklaroi kryetari i Komunës, Darko Kostovski. Ai theksoi se për tre vite janë ndërtuar rreth 15-të terrene plotësuese sportive.
“Komuna e Butelit gjatë ditës së djeshme dërgoi dy projekte adekuate për mega projektin në Qeveri për mbështetje të komunave. Drëguam dy projekte të mëdha dhe disa më të vogla dhe deri për Vitin e Ri duhet të marrim 100 milionë denarë. Me këto mjete do të restaurojmë dhe rindërtojmë 20 rrugë të mëdha dhe kyçe, do të realizojmë parkun e shumëpritur prej 10 mijë metrash katrorë me një shesh të madh në hyrjen e tretë të vendbanimit të Radishanit dhe rikonstruksionin dhe ndërtimin e plotë të një shtegu në shtratin e lumit Serava dhe për shtrirjen e shtratit të Seravës edhe për 200 metra, ku do të ndërtohen gjithsej 1700 metra”, tha Kostovski.
Për vitin e ardhshëm njoftoi se Komuna e Butelit duhet përmes projektit të Qeverisë të marrë rreth 4,5 milionë euro, mjete të cilat do të shfrytëzohen për një poliklinikë të re në territorin e komunës së Butelit për të cilën tani është realizuar takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, janë formuar grupe të punës dhe ka filluar përpunimi i projektit.