Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në Qeveri.

“Vlerësoj se nuk e ka vendin në Qeveri sepse meqë dëshiron bashkëpunim me BDI-në, ajo ndërlidhet me politikat dhe parimet e formimit të kësaj Qeverie, dhe ajo është lufta kundër korrupsionit, kthim në shtetin e së drejtës dhe shtylla të tjera”, tha Mexhiti.

Mexhiti ka folur edhe për votat e marra në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Ai tha se ato janë vota anti-BDI dhe jo të LD-së, AAA-së, Besës e ASh-së.

“Ne të gjithë u bashkuam rreth idesë që të sjellim ndryshimin, pluralizmin, demokracinë në kampin shqiptar, luftën kundër korrupsionit. Të gjithë qëndrojmë në të përveç zotëri Taravarit, i cili për shkaqe individuale dhe partiake ka dalë në sipërfaqe se gjatë kohë, disa muaj, ka takime dhe bashkëpunim me BDI-në. VLEN është ende më e fuqishme, sepse 107.000 votat e fituara (në zgjedhjet e fundit parlamentare) nuk janë vetëm vota të Lëvizjes Demokratike, të Alternativës, Besës apo një pjesë edhe të Aleancës, por janë vota anti-BDI, vota për ndryshim dhe shpresë dhe nuk mund të thirret askush dhe të thotë se i ka xhep”, tha më tej Mexhiti.(TV21)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu