Ministri i Shëndetësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Fatmir Mexhiti thotë se janë në koordinim me kreun e partisë Arben Taravari, përcjell TV21. Duke komentuar takimin e djeshëm të Taravarit me udhëheqësit e LEN te Albin Kurti, Mexhiti thotë se Taravari takohet me të gjithë, përfshi këtu edhe me kreun e BDI-së.
“Ne nuk fshehim, disa herë kryetari i partisë është takuar edhe me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, edhe me përfaqësuesit e tash opozitës që quhen LEN, nuk fshehim. Këtë e bëjmë për qëllim të ardhme më të mirë, për Europë”, theksoi Mexhiti.