Mexhiti: Mos e shihni Akademinë Shqiptare si kërcënim, por si mundësi

Zv. Kryeministër i Parë i RMV-së dhe Ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti nëpërmjet një statusi në Fejsbuk ka komentuar idenë për Akademinë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve.

Sipas tij Pra, Akademia nuk është kërcënim por mundësi dhe se krejt çka na nevojitet për ta parë në këtë dritë është demistifikimi dhe të menduarit jashtë kornizave që na bëjnë pengje të së shkuarës.

“Ideja për Akademinë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve është rezultat evoluimit të shoqërisë tonë. Për këtë arsye nuk duhet të shihet si kërcënim. Maqedonia e veriut ka shansin unikal për t’u organizuar si një shoqëri funksionale multikulturore dhe për t’i kthyer temat që deri dje na kanë ndarë, në kualitete që do të na bashkojnë në të ardhmen tonë evropiane. Sfera hulumtuese shkencore nuk guxon të jetë peng i ngarkesave nga e kaluara dhe i animoziteteve që kanë karakterizuar nënqiellin tonë për shekuj me radhë.

Akademitë e shkencave në vendet e zhvilluara mision themelor e kanë kërkimin shkencor si kontribut për zhvillimin e njerëzimit. Akademitë e shkencave në vendet e Ballkanit ngjasojnë në bunkerë të ndërtuar në shekullin 19 dhe janë ende mjaft rigjide për t’i zëvendësuar vlerat nacional romantike me vlerat e kohës së re”

Argumenti i vetëm kundër Akademisë Shqiptare është pretendimi se shkenca nuk njeh përkatësi etnike dhe nuk guxon të ndikohet nga politika. Atëherë, cili ishte kontributi shkencor dhe cilat ishin argumentat shkencore në Pamfletin e Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve kur në vitin 2001 propozoi ndarjen e Maqedonisë?! Të mos flasim për pamfletet fatkeqe të Akademisë Serbe te shek.19 që thirrnin në krijimin e shteteve të pastra dhe shpërnguljen e organizuar të joserbëve nga territori i shtetit serb! A është kjo fryma shkencore për të cilën sot flasin të gjithë kundërshtuesit e idesë sonë?

Sa për dilemat rreth formës së organizimit, mënyrës së financimit apo mbështetjes, mjafton të marrim si shembull financimin e Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve. Kjo Akademi, mes tjerash, definohet si organizatë jofitimprurëse që financohet edhe nga pushteti lokal. Për ata që do të kundërshtojnë, i kujtoj se në mesin e anëtarëve të kesaj Akademie është edhe ish presidenti i vendit tonë Gjorge Ivanov”,ka shkruar Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu