Në një intervistë për TV Alsat, Izet Mexhiti ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Aleancës për Shqiptarët, duke u ndalur veçanërisht tek qëndrimi i bazës së partisë që drejtohet nga Arben Taravari.
“Antarësia e ASh-së, përkatësisht më shumë se 70% e saj, as që e paramendojnë mundësinë e një bashkëpunimi me BDI-në,” deklaroi Mexhiti, duke nënvizuar se në terren ekziston një refuzim i qartë ndaj kësaj ideje.
Deklarata e tij vjen në një periudhë kur flitet për mundësi afrimi mes Taravarit dhe BDI-së, ndërkohë që VLEN po tenton të konsolidohet si një alternativë opozitare përballë partisë në pushtet.