Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se në mbledhjen e sotme të VLEN-it është konstatuar “vetëpërjashtimi” i Taravarit koalicioni. Mexhiti tha se kjo është si rezultat i vendimit të Taravarit që të shkojë në zgjedhje lokale me lista të veçanta për këshilltarë të komunave.
“Në asnjë mënyrë, pra në asnjë moment nuk ka pasur vendim nga një parti politike, dmth të shkojë veç dhe të tjerat të shkojnë bashkë. Me atë ai u largua, ai dëshmoi se është në koalicion me BDI-në. Por, dëshiron ta luajë rolin e viktimës. Ne sot vetëm e konstatojmë vetëpërjashtimin e tij nga VLEN-i”, tha Mexhiti.