Të Mërtën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, pritet që të udhëtojnë për në Berlin. Sipas informatave jozyrtare të redaksisë in7.info, takimi do të jetë zyrtar, dhe se në qendër të kësaj vizite për kryeministrin Kurti do të jetë gjetja e një aleati perendimor që sipas analistëve gjasat janë qe të jetë Gjermania. Kujtojmë se gjate vizitës disa ditore ne Shtetet e Bashkuara të Amerikes, kryeministri Kurti ishte totalisht i neglizhuar nga autoritetet e shtetit mik dhe aleat. Gjatë qendrimit ne USA, kryeministri zhvilloj vetëm një takim zyrtar me ndihmës sekretarin e shtetit James O’Briem, që le për të nënkuptuar një izolim të tij nga miqtë e mëdhenj të Kosovës.
Për zv. kryeministrin e MaqedonisëV, do të jetë një përpjekje e fundit pasi që është paralajmëruar qe Shqipëria do të vazhdoj e ndarë rrugen drejt Europës. Për Mexhitin ende ka shpreë se mund të gjindet një zgjidhje që vendi i tij të mos mbetet prapa dhe i izoluar edhe për një dekadë tjetër.