Mesazhi i kreut të BFI-së për festën e Fitër Bajramit

“I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që falet!” Kaptina “El A’la:14-15

Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra !

Sot, po e përfundojmë Muajin e Ramazanit, i cili muaj është pikënisja e rrugëtimit tonë të përjetshëm drejt Dritës Hynore, që u shfaq pikërisht në këtë muaj e që do të ndriçojë përjetë. Në këto momente ndjem keqardhje për ndarje nga ky muaji i begatë, por njëkohsisht dhe me plotë arsye ndjehemi më krenarë, sepse, me agjërim e me lutje, me ibadete e mirësi, duke triumfuar mbi të keqen, të ligën, të shëmtuarën, arritëm që të jemi më të devotshëm pranë Krijuesit tonë Mëshirëplotë.
Dhe ne sot lutemi me përulësi ashtu siç na ka mësuar i Madhi Zot:
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali Imran 8)

Të jesh pjesëtar i devotshëm i Islamit dhe të kryesh me përkushtimin më të madh Muajin e Ramazanit, do të thotë të jesh i pastër në synime dhe qëllime, në shpirt e në zemër, në jetë me njerëzit dhe botën që të rrethon, i qëndrueshëm në provokimet dhe sfidat e jetës për t’i tejkaluar ato, i afërt me njerëzit, i drejtë në jetën e përditshme, falës i lëshimeve, si dhe ndihmës i vërtetë i njerëzve.

Vëllezër e motra, të dashur besimtarë!

Në këto ditë festive të Fitër Bajramit do ta falenderojmë Allahun xh.sh. për atë që na e mundësoi të agjërojmë Ramazanin, do ta falënderojmë për të mirat që na i ka dhënë! Por, të mos harrojmë: në gëzimet tona t’i përfshijmë edhe njerëzit tanë që janë në nevojë: skamnorë, të varfër, jetimë, por edhe institucionet tona islame. Prandaj, në fund të Ramazanit na është bërë obligim dhënia e Sadakatul Fitrit, për të cilin Pejgamberi a.s. ka thënë se me dhënien e Sadekatul Fitrit ne pastrojmë agjërimin tonë nga fjalët e tepërta. Po ashtu, me dhënien e Fitrit ne i mëkëmbim dhe përforcojmë institucionet e thirrura për përhapjen e mësimeve islame si dhe ndihmojmë personat në nevojë.

Sot, në këtë ditë të gëzimit të Fitër Bajramit, me zemra të pastra i drejtohemi Allahut të Gjithëmëshirshëm që të na japë fuqinë imanit, guximin e faljes dhe të pajtimit, buzqeshjen me të tjerët, për të hapur rrugët e shpresës për të ardhmen, duke qenë të vendosur në rrugëtimin tonë për të kultivuar një të tashme dhe të ardhme edhe më të ndritur; t’u japë gëzim dhe shpresën në zemrat e tyre skamnorëve, jetimave, njerëzve me telashe fiziko-shpirtërore, me qëllim që sot dhe gjithmonë në jetë të jemi të lumtur dhe të gëzuar, e mbi të gjitha – falënderues ndaj të Madhit Zot.
I drejtohemi të Lartmadhëruarit me lutje që t`na i pranojë të gjitha veprat e mira, të gjitha lutjet dhe ibadetet që i kemi kryer gjatë Muajit të Ramazanit.
Po ashtu i drejtohemi Krijuesit të Gjithësisë me lutje që në botë të ndërpritën të gjitha konfliktet e armatosura, gjithandej të bretërojë paqa, sepse vetëm në paqe njerëzimi mund të ec përpara drejt zhvillimeve të reja, për të mirën e të gjithë njerëzve, padallim race, gjinie, konfensioni apo etnie.
Vëllezër e motra,
Ku do që të jeni, më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame, organeve, enteve dhe institucioneve fetare-arsimore të saj si dhe në emrin tim t’ju shprehim urimet më të përzemërta, duke iu lutur Allahut fuqiplotë që t’i pranojë me mëshirën e Tij të gjitha ibadetet tona, agjërimin tonë, të gjitha veprat tona të bëra gjatë muajit Ramazan.

E gëzofshi Fitër Bajramin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu