Mes viktimave edhe shkencëtari nga Maqedonia, në tragjedinë në Novi Sad humbi jetën Vasko Sazdovski

Një shkencëtar nga Maqedonia, i cili ka punuar në Institutin “Biosens”, është në mesin e viktimave në tragjedinë në Novi Sad. Sipas informacioneve të publikuara nga Politika, bëhet fjalë për 45-vjeçarin Vasko Sazdovski. Ai ka punuar në institutin në Novi Sad për hulumtimin dhe zhvillimin e teknologjive të informacionit për bujqësi. Këtë informacion për “Politika” e ka konfirmuar drejtori i institutit shkencor, Vlladimir Cërnojeviq.

Sipas kolegëve të Sazdovskit, ai ka punuar në këtë institut më shumë se një vit në qendrën për teknologji të sensorëve dhe pothuajse çdo fundjavë e ka kaluar në shtëpi në Maqedoni, konkretisht në Shën Nikollë, ku jetojnë gruaja dhe dy fëmijët e tij. Ai u nis për në shtëpi të premten tragjike më 1 nëntor.

Në Novi Sad, nga 2 nëntori, janë shpallur tre ditë zie për vdekjen e 14 personave. Banorët e Novi Sadit që nga mëngjesi i sotëm kanë ndezur qirinj para vendit ku ndodhi tragjedia.

“Shumë keq, unë jetoj këtu afër. Goditje e fortë u dëgjua dje. Dritaret po dridheshin. Në atë moment nuk e dinim se çfarë ndodhi. Por është vërtet shumë, shumë e trishtueshme. Kaq shpirtra fatkeqe qe kane pësuar, nuk di çfarë të them, po dridhem e gjitha”, tha një banore e Novi Sadit.

“E tmerrshme… Sot në mëngjes piva kafe mes lotësh, të them të drejtën. Është shumë e vështirë për mua që kjo ka ndodhur në qytetin tonë. Kudo qoftl, por që kjo të ndodhë pikërisht këtu ku jetoj, më goditi shumë…”, u shpreh një tjetër banore e Novi Sadit.

“Fatkeqësisht, edhe pse të gjithë ishim të përgatitur për t’u përgjigjur, e kam fjalën për policinë, zjarrfikësit, shpëtimtarët, ambulancën…Ambulanca nuk mundi të bënte asgjë sepse kishte më shumë të vdekur se të lënduar”, deklaroi Ivica Daçiq – ministër për Punë të Brendshme i Serbisë.

Ndërtesa e stacionit hekurudhor është rikonstruktuar disa vite më parë. Mirëpo, autoritetet në Serbi pohojnë se kjo pjesë, ose më saktë mbuloja, nuk është rindërtuar.

“Them se do të vërtetohet se kush ka mundur të përcaktojë se ishte e sigurt dhe se nuk kishte nevojë për rindërtim. Nuk mund t’ju jap ato detaje tani, por është e vërtetë që kjo pjesë e stacionit, pra mbuloja, nuk është rikonstruktuar”, potencoi Zoran Vesiq – ministër për Infrastrukturë të Serbisë.

Vetë ndërtesa e stacionit hekurudhor kishte dy faza të rindërtimit. Në fazën e dytë, ndërtesa u bë një çati të re, fasadë, pajisje dhe orendi, janë rregulluar pajisjet e telekomunikacionit, sportelet, dhomat e pritjes dhe tualete, këndi për fëmijë, një pjesë për kafshët shtëpiake, ashensor, verandë galerie prej mermeri dhe xhami, që më parë nuk kanë ekzistuar në sallën e stacionit hekurudhor.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu