Merr fund armëpushimi në Gaza, Izraeli vret kryeministrin e qeverisë së Hamasit pas sulmeve ajrore
Kryeministri “de-facto” i qeverisë në Rripin e Gazës, i kontrolluar nga lëvizja Hamas, Essam al-Daalis, u vra në një nga sulmet ajrore të kryera mbrëmë nga Forcat Ajrore izraelite në enklavën e bllokuar, njoftoi kanali televiziv Al Arabiya.
Sipas burimeve të saj, “kryeministri i qeverisë së Hamasit, al-Daalis, u vra në sulmin e fundit nga Forcat Ajrore izraelite” pasi një predhë goditi shtëpinë ku ndodhej al-Daalis në atë moment. See less