Për ngjarjen që ndodhi në festën e 28 Nëntorit, ku një polic maqedonas hoqi flamurin shqiptar nga një shtyllë, u pyet edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, që siç tha, nuk mund të fshihemi pas faktit të zhvendosjes që sipas tij, kjo është në kompetencat e komunës, përcjell TV21. Meidani tha se, janë në pritje të një vendimi zyrtar dhe nuk dëshiron ta paragjykoj rastin.
“Po pres një vendim s ai përket kësaj gjëje. Sigurisht se nuk është fare e këndshme dhe nuk mund të fshihemi pas faktit se ishte duke zhvendosur apo ku e di unë, se zhvendosja në këtë rast është në autoritetin e bashkisë, se kur mbaron një aktivitet duhet të hiqen ato simbole që ishin vendosur për rastin në fjalë. Jemi në pritje dhe nuk dua ta paragjykojë rastin”, tha Meidani
Por, a pret ambasadori që të ketë masa për këtë rast? Ai tha se ligjet e Maqedonisë së Veriut duhet të vlejnë për të gjithë, pa dallime.
“Mendoj që ligjet e Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze dhe të drejtë për këdo shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ky është qëndrimi zyrtarë i yni”, tha ai.