“Me leje” po ndërtohet mbi varrezat ilire – A mund të ndërhyjë Qeveria për t’i ndaluar punimet?

Kompania “Golden Art” nga Shkupi, po vazhdon ndërtimin e banesave mbi varrezat ilire në Shkup.

Nga Komuna e Karposhit thonë se leja për ndërtim është dhënë me vendim të Këshillit në vitin 2021, para se të gjendej pllaka me mbishkrimin “Dardanus”, e që më pas u kuptua se aty është vend arkeologjik.

Por a ka gjasa që Qeveria të ndërhyjë për të ndërprerë punimet? Zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se është ngritur si çështje dhe do e shohin se si mund ta ruajnë trashëgiminë e këtij vendi.

Ndërkohë është bërë dita e katërt ku po kërkojmë përgjigje nga Ministria e Kulturës, se pse është lejuar puna në këtë zonë. Çfarë ka ndërmarrë Ministria e Kulturës për ta mbrojtur dhe a vlerësojnë nëse është dëmtuar një hapësirë me vlera arkeologjike dhe historike e Maqedonisë? Edhe sot nuk morëm asnjë përgjigje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu