Me dëshminë e Jeton Shaqirit vazhdoi gjykimi ndaj Ramiz Merkos

Në Gjykatën Themelore të Strugës sot vazhduan proceset gjyqësore, në të cilat në bankën e të akuzuarve gjendet kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko. Dita filloi me gjykimin për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla fillore, në fshatrat Podgorcë, Labunishtë, Radolishtë dhe Veleshtë, respektivisht ku për drejtorë ishin emëruar persona që nuk i plotësonin kushtet. Kryetari i komunës së Strugës Merko tashmë është deklaruar i se nuk ndihet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet. Në seancën e sotme si dëshmoi ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri i cili tha se nuk kishte njohuri se emërimet ishin bërë në mënyrë joligjore.

Për sot është caktuar edhe procesi gjyqësor, i cili ka të bëjë me blerjen e paligjshme të mjetit luksoz zyrtar Audi A6 për 67 mijë euro në kohën kur komuna kishte llogari të bllokuar. Sot do të nisë procesi gjyqësor në të cilin Merko akuzohet se ka vendosur tabelën e kundërthënëse në godinën e Komunës. Sipas Prokurorisë Themelore, Merko si kryetar i Komunës së Strugës në mars të vitit të kaluar vendosi pllakë përkujtimore në hyrje të godinës së komunës, me të cilën nxiti urrejtje dhe përçarje etnike në mesin e banorëve të Strugës, duke kryer vepër penale të parashikuar në Neni 27 të Ligjit për Memoriale dhe Përkujtimore. Në cilësinë e dëshmitarit duhet të paraqitet edhe zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban, i cili tha se ka lavdëruar periudhën fashiste nën pushtimin italian. Ndryshe, Merkos tashmë i është konfiskuar pasaporta nga gjykata, për shkak të rrezikut të arratisjes. Aktualisht ndaj tij ka 9 procese aktive gjyqësore. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë vetëm gjatë ditës së djeshme/ Ja bilanci i plotë i humbjeve ruse që nga fillimi i luftës

Rusia ka humbur 1,130 ushtarë të vrarë dhe të plagosur, si dhe më shumë se 300 armë dhe pajisje ushtarake gjatë ditës së kaluar...

Sinan Hoxha surprizon bashkëshorten me një veturë luksoze (FOTO)

Pak minuta me parë bashkëshortja e Sinan Hoxhës l, Andrra ka ndarë postimin e veçantë me ndjekësit. Ajo ka tregoi se këngëtari e surprizoi me...

VREDI dhe ndryshimi!

VREDI pas largimit apo pas përjashtimit të Taravarit nga radhët e tyre është katandisur tashmë si një traktor i prishur një rrangallë hekurishtesh...

“Paga tani!”, protestojnë punonjësit e kulturës

Sindikata e Kulturës sot protestoi para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për shkak se siç thonë, nuk u janë paguar të gjitha rrogat, përcjell...

Kasami: Çdo subjekt që largohet nga VLEN-i, nuk e ka përkrahjen e 107,000 votuesve! Përkrahja për qeverinë do të rritet

Bilall Kasami nga VLEN thotë se largimi i Taravarit nga koalicioni nuk do të ndikojë në numrin e votuesve që mbështesin këtë koalicion, përcjell...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu