MASH-i shpall konkursin për bursa për studime postdiplomike dhe doktoraturë në vend

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka shpallur konkurset për bursa për studime të ciklit të dytë dhe të tretë në institucionet e arsimit të lartë në vend për vitin akademik 2024-2025.

Shuma mujore e bursës për studime pasuniversitare është 9.000 denarë për nëntë muaj të vitit. Për studimet e doktoratës do të paguhet 18.000 denarë në muaj, gjatë gjithë vitit. Afati i fundit për aplikim është 1 nëntori i këtij viti.

Gjithsej 50 bursa për studime pasuniversitare dhe 20 bursa për studime doktorature do të ndahen për qytetarët e Maqedonisë të cilët do të regjistrohen në një nga institucionet e arsimit të lartë vendor në programe nga disa fusha shkencore. Këto janë shkencat humane dhe shoqërore, kurse nga shkencat natyrore-matematikore – biologjia, fizika, gjeofizika, gjeologjia dhe mineralogjia, kimia, biokimia, matematika dhe informatika. Nga shkencat inxhinierike dhe teknologjike – inxhinieri elektrike, inxhinieri elektro-mekanike, elektronika, energjetika, gjeodezia, ndërtimi dhe menaxhimi i ujit, inxhinieria kimike, teknologjia kimike, teknologjia kompjuterike dhe informatika, inxhinieria mekanike, materialet, metalurgjia, gjeologjia e aplikuar dhe gjeofizika, miniera, trafiku dhe transporti, teknologjia ushqimore, teknologjia e tekstilit dhe inxhinieria e telekomunikacionit, inxhinieria mjedisore, inxhinieria mjedisore dhe inxhinieria dhe menaxhimi industrial.

Duke filluar nga ky vit, për bursat për studime postdiplimike do të mund të aplikojnë edhe studentë që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në kohëzgjatje prej tre vitesh, pra 180 ECTS.

“Udhëheqësia e re e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka pranuar kërkesën e organizatave studentore për heqjen e këtij kufizimi nga vitet e kaluara”, thuhet në komunikatë.

MASH-i u bën thirrje kandidatëve të interesuar që të aplikojnë nëse plotësojnë kushtet. Dokumentet e nevojshme mund të dorëzohen në adresën ose zyrën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rr. “Shën. Cirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup (me shenjën bursa për studime akademike të ciklit të dytë në vend) ose në mënyrë elektronike në: https://e-uslugi.mon.gov.mk.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

“Ke humbur një të vërtetë, paç fat me kopjet”, Xheneta ‘thumbon’ përsëri përmes një seti fotografik

Xheneta po bën sërish bujë në rrjet pas disa deklaratave dhe postimeve me tone të qarta ironike, që shumë i kanë lidhur me Eglin...

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu