Maqedoni, rrufeja godet për vdekje një fëmijë

Një i mitur nga fshati Negorc i Gjevgjelisë, ka ndërruar jetë pasditen e sotme nga goditja e rrufesë pasi ky rajon është goditur nga një stuhi e fortë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.

Sipas saj, sot në orën 15:30 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Gjevgjeli është raportuar se në atarin e fshatit Negorc të Gjevgjelisë, mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e një të mituri me djegie në trup, me siguri nga një rrufe, i cili në atë moment ishte duke kullotur bagëtinë, përcjell TV21.

Është kryer ekspertizë dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i djalit të ndjerë është dërguar për autopsi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

Burim Latifi, një nga figurat kryesore të Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit ka reaguar në lidhje me takimet e kreut të ASH-së, Arben Taravari...

Taravari: Populli është busulla ime, ndërgjegjia dhe forca ime

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shpërndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, ku thekson se orientimi dhe motivimi i tij politik...

BDI: Derisa LEN-i zihet kush do të jetë “kryetar”, institucionet kanë degraduar përdorimin e gjuhës shqipe

BDI shpreh shqetësim për mosrespektimin sistematik të gjuhës shqipe në faqet zyrtare të ministrive të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e përmbajtjeve në gjuhën...

Parashikimi i Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot paradite me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa vende moti do të jetë jostabil dhe me reshje lokale të shiut të përcjella...

Nga Kukësi, Berisha premton heqjen e traut në rrugën e Kombit

Gjatë fjalës së tij në Kukës, kreu i PD, Sali Berisha tha se një prej prioriteteve që do të ketë kur të vijë në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu