Maqedonci: Sulmi në veri kishte synim dëmtimin e gjithë shtetit të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se pas sulmit terrorist mbrëmë në kanalin e Ibër Lepencit, tani përballemi me një situatë të menaxhueshme.

Ai ka potencuar se bandat serbe kishin për qëllim mohimin e shërbimeve esenciale për qytetarët, dëmtimin energjetik dhe destabilizimin e vendit.

“Në Këshillin e Sigurisë analizuam situatën, secili dikaster ka paraqitur pikëvështrimin e tyre dhe të gjithë kemi ardhur në konkludim se ky sulm terrorist kundër infrastrukturës kritike të vendit tonë, kishte objektiv taktik mohimin e shërbimeve esenciale për qytetarët e vendit tonë, si dhe dëmtimin energjetik, kurse si qëllim strategjik kishte destabilizimin dhe normalisht gjunjëzimin e shtetit të Kosovës përballë këtyre grupeve.

“Edhe në këtë rast institucionet tona ishin në vendin e ngjarjes, u paraqiten me kohë, të gjithë koordinimet në mes institucioneve, duke përfshirë edhe ato të ministrive u bënë me kohë, ne kemi tani një situatë të menaxhueshme, të gjithë dikasteret qeveritare janë të koordinuara në mes vete si asnjëherë më parë, duke pasur parasysh se ky akt i tmerrshëm me të vërtetë kishte synim dëmtimin në masë jo vetëm të qytetareve, por të gjithë shtetit të Kosovës”, ka thënë Maqedonci për Klanin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu