Maqedonci krahason Kosovën me Francën, fuqinë berthamore: Ne po ndërtojmë fabrikë municioni, ata s’kanë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë paraqitjes në një forum ka krahasuar Kosovën me Francën, dhe këtë, derisa po fliste për planet e Qeverisë në detyrë, të drejtuar nga Albin Kurti për të ndërtuar në një fabrikë municioni.

Fillimisht, Ministria e Mbrojtjes të premten njoftoi se ministri Maqedonci po mer pjesë në Forumin e Sigurisë së Halifaxit të zhvilluar në Taipei të Tajvanit.

Nga atje, Maqedonci ka thënë se Kosova po ndërton fabrikë municioni, ndërsa Franca ende s’e ka një të tillë.

“Kjo administratë në ShBA po përsërit nevojën për më shumë investime në mbrojtje dhe siguri në Evropë. Ndoshta unë vij nga kjo prapavijë. Por unë shoh që Evropa nuk ka bërë shumë për t’i ndërtuar kapacitetet e saj, dhe duke u varur vazhdimisht nga ShBA-ja…Në këtë drejtim, justifikoj kërkesën e administratës Trump për më shumë investime në mbrojtje.

Për shembull, Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion, dhe Franca ende s’e ka këtë” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Këtu, theksojme se Franca është një prej fuqive bërthamore. Shteti francez, sipas raportimeve, ka rreth 290 armë bërthamore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: I kam votat, s’i kam votat!

I kam votat, s'i kam votat! Sot është thagma e madhe e formimit të intitucioneve të Kosovës, ku për herë të tretë Kuvendi i...

Bajrami: Lëvizja Vetëvendosje është bllokuesi i vërtetë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mos propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit për...

313 amendamente për raportin për Maqedoninë! Pjesa më e madhe e tyre nga eurodeputetët bullgarë dhe grekë

313 amendamente janë dorëzuar për propozim-tekstin e raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Europian, Tomas Vajc. Pjesa më e madhe vijnë nga eurodeputetë bullgarë dhe...

Shtyhet seanca konstituive, Vetëvendosje kërkon marrëveshje politike

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Deputeti Glauk Konjufca ka kërkuar kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike...

Paris Guri i LDK-së ironizon: E votoj, veç nëse e propozojnë Agim Bahtirin

Deputetët kanë filluar të mblidhen për t’i zgjedhur kreun e Kuvendit dhe katër nënkryetarët.Paris Guri i Lidhjes Demokratike të Kosovës është pyetur nga gazetarët...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu