“Lufta” për kolltukun e kryeministrit në Dardani!

Nga dita e martë 12 shkurt, nuk kemi asnjë përditësim të rezultateve zgjedhore, ku rezultatet ngelen po ata që u publikuan e që tregojnë se VV udhëheq me afro 40%, PDK me afro 22%, LDK me afro 18% dhe AAAk me afro 8%.
“Lufta” për kolltukun e premierit të Dardanisë gjithnjë e më shumë po bëhet e ashpër dhe pa kompromis te momentit.
A mjaftojnë këto numra për VV për ta bërë e vetme qeverinë si gurisht që jo, pasi nuk i mjaftojnë numrat për të arritur 61 deputetë pro koalicionit qeveritar.

Le të zbresin me këmbë në tokë si pozita ashtu edhe opozita se pa koalicion (duke parë këto përqindje) nuk mund të bëhet qeveria e koalicionit sepse edhe me pakicat jo serbe nuk arrijnë numrat. Nese LDK pranon koalicion me VV ahere, nuk ka asnjë problem për formimin e qeverisë së re.

Nga ana tjetër PDK ka hedhur poshtë çdo mundësi për të formuar qeverinë e re me VV! Gjithashtu, AAK ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me Kurtin, i cili i quajti “hajvana” opozitën ndaj si kundërpërgjigje ndaj kësaj fyerje duket se nuk do të marrin pjesë në një qeveri me Kurtin kryeministër.
Megjithatë, nuk i dihet Ramushit, ai për hir të pushtetit e kapërdinë edhe “hajvanatin” dhe “bëhet” ministër, kjo ka rëndësi për të!
Një tjetër opsion me pak mundësi ka mundësi të ngjajë është edhe pjesmarrja e listës serbe në qeverinë e koalicionit.
Opsionet e tjera pa opozitën e nxjerrin VV në opozitë!

Gjithsesi këto janë vetëm kalkulime të situatës momentale.Gjithçka mund të rrotullohet! Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu