LSDM: U vërtetua që Hristovski ka certifikatë të rrejshme të gjuhës angleze, emërimi i tij është i kundërligjshëm

“Është konfirmuar edhe një informatë tjetër për të cilën LSDM-ja e ka njoftuar opinionin para disa ditësh: emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të ANB-së është jo vetëm bruto partiak, por edhe procedurë krejtësisht e kundërligjshme”, thonë nga partia opozitare LSDM.

“LSDM paralajmëroi me ditë të tëra, ndërsa sot u vërtetua se certifikata e gjuhës angleze e Hristovskit është e rreme dhe se qendra në Pllovdiv – Bullgari, ku ai pretendon se e ka marrë, nuk ekziston”, thonë nga LSDM.

Përveç certifikatës, LSDM pretendon se Hristovski nuk ka as certifikata sigurie dhe as përvojë të mjaftueshme pune në pozita udhëheqëse, që është parakusht për emërimin e pozitës drejtor.

“Të gjitha këto shkelje ligjore që Mickoski i ka bërë me emërimin e një personi krejtësisht të paaftë, pa kualifikime të duhura, vërtetojnë tezën e partizimit të rrezikshëm të ASK-së. Për këto arsye është e nevojshme tërheqja e menjëhershme e Bojan Hristovskit dhe fillimi i hetimeve për këtë ndërhyrje në ASK të imponuar nga Mickoski”, deklarojnë nga LSDM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela: Absurditeti i VLEN-it – e emërojnë drejtor Petar Bogoevskin, të njëjtin që vetë e kanë paditur për gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve!

Emërohet drejtor Petar Bogoevski – një njeri që nuk ka lënë gjë të keqe pa thënë për shqiptarët. Ironikisht, ky është i njëjti person...

Mexhiti: Taravari nuk e ka vendin në Qeveri nëse ka vendosur të bashkëpunojë me BDI-në

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në...

Sela: Pse jo !? Hipotetikisht edhe Izet Mexhiti të bëhet pjesë e Frontit Europian!

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur për mundësinë që Taravari të bëhet pjesë e Frontit Europian, tha se në situatë hipotetike,...

Sela: Taravari ka pasur 2-3 takime me Ahmetin

Ziadin Sela në Click Plus në TV21 komentoi deklaratën e Arben Taravarit, i cili mohoi se ka pasur takim me Ali Ahmeti, por tha...

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

-Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu