Lotë krokodili për Gjeneralin e “branitellëvë”!

Nëse është i vërtet ky vërtetim i lëshuar nga Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë maqedone për Gjeneralin Besnik Emini, i cili merr mirënjohje si fletë lëvdatë për pjesëmarrje në operacionet luftarake më 2001, se mbrojtën sovranitetin e “državës” nga armiqtë e vendit( kundër UÇK-së)

Kjo mirënjohje flet qartë se ky lloj Gjenerali puthador më 2001, nuk zgjodhi anën e popullit të tij dhe t’i bashkohej formacioneve ushtarake të UÇK-së që luftonin për liri kur “država” na mohonte ato të drejta, ai zgjodhi të qëndronte besnik i “branitellëve”!
Por, ajo që është më skandalozja është se “država Severna” edhe sot vazhdon të na trajtojnë përmes kushtetutës si 20%, (pasi komandantët renegatë të UÇK që ishin katapultuar me detyra të posaçme nga “država”, sabotuan dhe devijuan amanetin e luftëtarëve të lirisë për liri dhe barazi të plotë duke pranuar MO që sanksiononte gjuhën shqipe si 20%!)
Kësisoj, togeri i ri i ndenji besnik deri në fund “branitellëve” që bombardonin fshatrat shqiptare për t’i zhdukur “terroristët shqiptarë” të UÇK-së.

Për degradimin e Gjeneral Emini nga një detyrë e lartë komandimi në një detyrë më pak të rëndesishme për DUI-n dhe për VREDI-n, por edhe për asnjë shqiptar tjetër që i thotë vetes patriot nuk duhet “derdhur lotë krokodili” për këtë “branitell” që ka marrë pjesë në luftë kundër luftëtarëve të lirisë siç ishin formacionet atdhetare të UÇK-së në vitin 2001.

Ndaj, zëvendësimi i Gjeneralit “branitell” duhesh bërë me një tjetër Gjeneral shqiptar “jobranitell”, ku për këtë zëvendësim DUI dhe VREDI do duhej të kishin ngritur alarmin sepse është bërë vetëm zëvendëzimi i një “branitelli” me një tjetër, ndaj emërimi i një Gjenerali tjetër shqiptar do ta justifikonte zëvendësimin në hierarkin e ushtrisë së “državës” e cila nëse do të qëndrojë më këmbë duhet të ec përpara duhet të ec edhe me Gjeneralët shqiptarë, por jo si “branitelli” Emini! Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjesti, fitues i sezonit të 4-të të Big Brother VIP: U kry çdo sen’!

Gjesti është fituesi i sezonit të 4-të të Big Brother VIP Albania. Pas një edicioni spektakolar dhe një gare tepër të fortë mes Rozanës dhe...

A do të ketë vazhdimësi marrëdhënia e tyre jashtë shtëpisë? Gjesti tha: 50/50

Një histori me plot dinamika është ajo e Gjestit dhe Eglit në Big Brother Vip Albania. Nëse 100 kamera kanë qenë duke i...

Rozana Radi befasohet nga një klip prekës të babait të ndjerë, të gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Finalja e Big Brother VIP Albania solli një nga momentet më të ndjera dhe emocionale për këngëtaren e njohur Rozana Radi. Pas një rrugëtimi të...

Duda Balje “divorcohet” nga Kurti, edhe pse konfirmon se i është ofruar një ministri: Kemi vendosur të shkojmë në opozitë

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është...

VLEN hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi në zgjedhje me Taravarin

Për tradhtinë e bërë, Taravari nuk duhet t’i përgjigjet VLEN-it, por popullatës dhe 107 mijë votuesve që dëshironin rotacionin e madh në skenën politike...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu